Home 10 Lajme 10 Kosovë 10 Ambasada e SHBA-ve: Grenell mezi pret të punojë me udhëheqësit e Kosovës për sjelljen e paqes

Ambasada e SHBA-ve: Grenell mezi pret të punojë me udhëheqësit e Kosovës për sjelljen e paqes

Please follow and like us:

17:52, 9 Tetor 2019

Sot në vendin tonë po qëndron përfaqësuesi i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell sot është takuar me presidenten e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas zhvilloi takim me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e kandidaten për kryeministre nga e njëjta parti, Vjosa Osmani, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministrin në largim njëherësh kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka potencuar takimin e Grenell me Presidentin Thaçi.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, shkruhet në njoftim.

Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com