Home 10 Lajme 10 Kosovë 10 “Dardanët” humbën ndeshjen ndaj “Tre Luanëve”, por fituan zemrat e tyre

“Dardanët” humbën ndeshjen ndaj “Tre Luanëve”, por fituan zemrat e tyre

Please follow and like us:

10:09, 18 Nëntor 2019

KLIKO FOTOT

Loading...

Të dielën Kosova zhvilloi ndeshjen e madhe kundër Kombëtares së Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë – takim ky që përfundoi me rezultat 0:4 në favor të mysafirëve.

Por, nuk është rezultati i ndeshjes ai që kapi vëmendjen e disa prej mediave më të mëdha në botë, ishte mikpritja që kosovarët iu bënë anglezëve, shkruan Klan Kosova.

Një ditë para se të mbahej përballja, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, i paralajmëroi tifozët anglezë se do ta kenë një pritje të ngrohtë në shtetin e ri të Europës dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Sheshet e Prishtinës ishin dekoruar me flamuj të Kosovës dhe Anglisë për t’i bërë mysafirët të ndjehen sikur në shtëpinë e tyre; ndërsa lokalet u dekoruan nga vetë tifozët, që disa prej tyre e pranuan se mikpritje më të ngrohtë nuk kishin rastisur ndonjëherë më parë.

E për të treguar mirënjohje ndaj vendit mik për përkrahjen e madhe që i ka bërë Kosovës gjatë dhe pas luftës, pak para se të nis ndeshja, tifozët “Dardanë” ngritën lartë flamujt anglezë deri sa në stadiumin “Fadil Vokrri” po intonohej himni kombëtar i shtetit mysafir.

Të gjitha këto përpjekje të nikoqirëve nuk kaluan pa u vërejtur nga anglezët. Madje pas përballjes, edhe vet trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, në një konferencë për media e ka cilësuar mikpritjen e kosovarëve si të jashtëzakonshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë gjithsesi, por pikësëpari më duhet ta theksoj mikpritjen e jashtëzakonshme që na u bë sonte”.

Gjithashtu edhe mbrojtësi Harry Maguire është kujdesur që pas përfundimit të ndeshjes, të falënderohet për mikpritjen që iu bë “Tre Luanëve”.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen madhështore. Vend i bukur, njerëz të dashur. Ju dëshiroj fat në të ardhmen”.

Edhe pse Kosova tani është në vendin e tretë në ranglistën për t’u kualifikuar përmes grupeve në Kampionatin Europian, “Dardanëve” ende nuk u janë shuar shpresat pasi që ata mund të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve.

Madje edhe vetë menaxheri Southgate ka thënë se është “mëkat që Kosova nuk po arrin të kualifikohet përmes grupeve”, por ka theksuar se ka mundësi që ta bëjë këtë përmes Ligës së Kombeve.

klankosova.tv

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com