Home 10 Lajme 10 Kosovë 10 Edhe një veturë digjet në Leposaviq pas asaj të Simiqit

Edhe një veturë digjet në Leposaviq pas asaj të Simiqit

9:23, 14 Janar 2020

KLIKO FOTOT

Loading...

Djegia e veturave në veri të Mitrovicës është bërë shqetësuese.

Në më pak se një javë pas djegies së veturës së Slavko Simiqit, kryeshef i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, dje në orët e para të mëngjesit i është vënë flaka edhe një veture tjetër, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Automjeti i djegur është një “Fiat Punto” me targa të Mitrovicës, në pronësi të A.D. (1976). Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:47 në Leposaviq. Vetura është djegur pjesërisht në pjesën e përparme dhe në pjesën e prapme, ndërsa pjesa në mjedis ka shpëtuar pa u djegur. Vetura ka qenë e parkuar para ndërtesës ku jeton pronari, derisa në parking ndodheshin të parkuara edhe vetura të tjera”.

Brenda këtij muaji në këtë rajon janë djegur katër vetura. Në të shumtën e rasteve veturat e djegur ajanë të zyrtarëve.

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...