Home 10 Showbiz 10 Emma Stone dhe Meryl Streep do ta udhëheqin Met Gala 2020 (VIDEO)

Emma Stone dhe Meryl Streep do ta udhëheqin Met Gala 2020 (VIDEO)

Please follow and like us:

10:00, 8 Nëntor 2019

Loading...

Meryl Streep është emëruar bashkëdrejtuese e Institutit të Kostumeve të Artit të Muzeut Metropolitan të New Yorkut.

Fituesja e çmimit Oscar e ka luajtur rolin e Miranda Priestly, një version fiktiv i redaktores së revistës së njohur “Vogue” Anna Wintour në filmin “The Devil Wears Prada”.

Wintour duket se nuk i ka mbetur hatri pasi ajo e ka zgjedhur Streep për ta udhëhequr Met Gala 2020 ku do të jetë bashkë me  Lin-Manuel Miranda dhe fituesen tjetër të çmimit Oscar, Emma Stone.

Disenjatori Nicolas Ghesquiere është emri i fundit në grupin e drejtuesve të kësaj ngjarje, transmeton Klan Kosova.

Tema e mbrëmjes së sivjetme gala është “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja” të cilën muzeu e përshkruan si një meditim mbi natyrën afatshkurtër të modës.

Met Gala do të mbahet më 4 maj dhe si gjithmonë spektakli do të organizohet nga Andrew Bolton.

[embedded content]

Loading...
Loading...
Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com