Home 10 Sport 10 Granit Xhaka drejt Newcastle, edhe Gjermania opsion

Granit Xhaka drejt Newcastle, edhe Gjermania opsion

Please follow and like us:

Krisja mes Granit Xhakës dhe Arsenalit duket se po shkon drejt një pike pa kthesë. Pas reagimit të 27-vjeçarit nga Kosova ndaj një grupi tifozësh në çastin kur u zëvendësua gjatë takimit ndaj Crystal Palace, trajneri Emery vendosi ta ndëshkonte jo vetëm duke e lënë jashtë për ndeshjet ndaj Liverpoolit në Kupën e Ligës dhe në kampionat ndaj Wolves, por edhe përballë Guimaraes në Europa League, madje i hoqi përfundimisht edhe shiritin e kapitenit, të cilin e kishte marrë në gusht pas largimit të Koscielnyt.

Loading...

Mediet në Angli kanë nisur të raportojnë për një largim të Xhakës nga londinezët, një lëvizje që do sipas tyre do të vijë që në hapësirën dimërore të merkattos. Një nga klubet e Premier League-s po kërkon të përfitojë pa humbur kohë, fjala është për Newcastle.

Vetë lojtari është i shqetësuar jo vetëm për momentin e keq, por mbi të gjitha për Europianin e vitit 2020. Nëse Emery vendos ta ulë në stol, atëherë do t’i rrezikohej vendi në formacionin e përfaqësueses së Zvicrës. Ndërsa te “qymyrxhinjtë”, Steve Bruce është i gatshëm t’i dhurojë pa asnjë kusht çelësat e mesfushës.

Për Granit Xhaka kanë shfaqur interes edhe disa klube gjermane, që pëlqehen edhe nga vetë 27-vjeçari. Granit Xhaka mbërriti tek Arsenali në vitin 2016 nga Borussia e Monchengladbachut për 45 milionë euro, deri më tani ka zhvilluar 144 takime me “topçinjtë”, duke shënuar 11 gola, ndërsa në vitin 2017 u shpall lojtari më i mirë i vitit tek Arsenali.

Loading...
Loading...
Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com