fbpx

Isa Mustafa takoi Ambasadoren kroate Marija Kapitanoviq

Shperndaje
Loading...

14:54, 14 Gusht 2019

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se Mustafa e njoftoi Ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë, si dhe  falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Ambasadorja Kapitanoviq e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK, njoftoi LDK-ja.

Gjatë takimit u diskutua për mbështjetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ismet Beqiri.

Shperndaje
Loading...