fbpx

Këngëtarja amerikane e surprizon admiruesin e saj

Shperndaje
Loading...

Një admirues i këngëtares Janet Jackson, i cili u bë i famshëm nëpër rrjete sociale për reagimin e tij pasi mori bileta për koncertin e saj, përjetoi një tjetër surprizë, mirësjellje e vetë superyllit.

KB Strawder Jr. e postoi reagimin e babait të tij kur ai mori bileta për performancën e Jackson në Las Vegas si një dhuratë.

“Çfarë!” Babai i Strawder bërtiti pasi hapi biletat, u hodh nga vendi i tij dhe vrapoi nëpër dhomë.

Ndërsa të dielën, Jackson postoi një video të veten duke e befasuar atë në prapaskenë në shfaqjen e saj Metamorfoza.

Këngëtarja po qëndronte drejtpërdrejt pas tij, ndërsa ai tregonte se sa shumë i kishte pëlqyer shfaqja.

Shperndaje
Loading...