Home 10 Lajme 10 Maqedoni 10 Nebiu i kundërpërgjigjet Halimit: Nuk mund ti mashtroni më haraçinasit

Nebiu i kundërpërgjigjet Halimit: Nuk mund ti mashtroni më haraçinasit

Shkruan: Driton Nebiu
Ziadin Sela përfaqëson shpresën e shqiptarëve. Shpresë, e cila është humbur nga përfaqësues politik që pozitën e dhuruar nga padronët e shfrytëzojnë për shërim kompleksesh. Politikanë të cilët, paratë e qytetarëve i përdorin për të blerë “ibrik çaji” e komuna mbetet pa rrymë, për të blerë qirinj me parfume e rrymën për objektin e komunës e marrin nga Xhamia e fshatit, për të blerë kroasana “seven days” e në çdo cep të fshatit kundërmon erë e keqe.

KLIKO FOTOT

Loading...

Andaj, këtë reagim e kuptojmë si shërim kompleksesh dhe tentativë për të mbuluar diellin me shoshë!
Vlerësimet se janë dy a tre aktivistë të Aleancës në Haraçinë, janë në vazhdën e përpjekjeve të kota për të krijuar imazh të rrejshëm!

Aleanca dhe Ziadin Sela janë prezent në çdo shtëpi në Haraçinë dhe gjithandej ku ka shqiptarë sepse buron nga ata dhe punon per ta!
Haraçina do ta deshmojë më 12 Prill se ata dy a tre do të bëhen dy mijë a tre mijë.
Haraçinën mund ta genjejnë njëherë dhe asnjëherë më.

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...