Home 10 Lajme 10 Një delegacion nga Policia e Maqedonisë viziton Policinë e Kosovës

Një delegacion nga Policia e Maqedonisë viziton Policinë e Kosovës

Please follow and like us:

16:09, 9 Tetor 2019

Një delegacion i Policisë së Maqedonisë i kryesuar nga drejtori për Siguri Publike, Sasho Tasevski, ka vizituar Policinë e Kosovës.

“Takimi i realizuar kishte për qëllim konfirmimin e bashkëpunimit të të dy policive në angazhimet ku përfshihet: bashkëpunimi ndërkufitar, koordinimi i ndërsjellë dhe mbulimi i përbashkët i kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe shkëmbimi i informacioneve me interes të përbashkët për parandalim të kriminalitetit “- njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me përgatitjet dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta rreth planifikimit të masave për siguri në lidhje me sigurimin e ndeshjes së futbollit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës gjatë 2020-ës, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com