fbpx

Reagimi epik i Klopp ndaj gjyqtares që do ta ndaj drejtësinë në Superkupën e Evropës

Shperndaje
Loading...

22:46, 13 Gusht 2019

Superkupa e Evropës, Liverpool-Chelsea, do të hyjë në histori.

Përballja mes dy ekipeve angleze do të jetë e para finale që do të gjykohet nga një femër, pikërisht nga francezja Stephanie Frappart.

Një detyrë që e bën të ndihet krenare.

“Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Europës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”.

Frappart shpjegon se ajo dhe ndihmëset e saj janë përgatitur shumë për ta përmbushur me nder misionin.

“Teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se mos gabojmë, jemi gati. Jeta ime ka ndryshuar, tani jem e famshme në të gjithë botën.”

Kjo finale do të jetë e veçantë edhe për trajnerët Jurgen Klopp e Frank Lampard.

Tekniku i Liverpoolit madje gjeti rastin edhe për të bërë humor.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një momenti historik. Do të tregoj fytyrën time më të mirë, ndryshe nëna ime do të mërzitet. Është hera e parë dhe shpresoj të mos jetë e fundit.”

Shperndaje
Loading...