Home 10 Lajme 10 Maqedoni 10 Shpërndaje/ Familja Hamidi nga Serava ngrohet me shishe, ujin e nxehtë e marrin te fqinjët(VIDEO)

Shpërndaje/ Familja Hamidi nga Serava ngrohet me shishe, ujin e nxehtë e marrin te fqinjët(VIDEO)

Please follow and like us:

Në një hapësirë shumë të vogël e cila është në pronësi të dikujt tjetër, në mungesë të kushteve elementare për jetë, me bark të uritur dhe një frigorifer të zbrazët, kështu i shtyjnë ditët gjashtë anëtarët e familjes Hamidi në lagjen Serava të Shkupit. Kryefamiljarja Mevlude thotë se për të është shumë e vështirë të kujdeset për katër fëmijët, dy prej të cilëve shkojnë në shkollë.

KLIKO FOTOT

Loading...

Ajo thotë se rezervat ushqimore që u kanë dhuruar njerëzit humanë tani janë kah fundi, ndërsa stina e dimrit po i gjen tërësisht të papërgatitur. Fëmijët vishen me rrobat që u dhurojnë të tjerët, ndërsa qiranë nuk e kanë paguar tashmë 4-5 muaj. Kryefamiljarja Mevlude thotë se burri i saj punon në furrë, por paga që e merr nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet për të cilat një familje ka nevojë. Me lot në sy ajo lut njerëzit humanë që t’i dhurojnë kësaj familjeje një shtëpi, një dhomë që do të dihej  se u përket atyre.

Mevlude Hamidi, Kryefamiljare
“Ju kisha lut një shtëpi më së shumti për këta fëmijë. Momentalisht kemi ardh me qera, nuk e di e kujt është por na kanë sjellë. Valla kur mu patën mbledh paratë e kam pagu, po tash nuk kam nuk e kam pagu tashmë 4-5 muaj. Burri punon te Muslia me buk, por të ardhurat…Valla hiq, çka me ble përpara, 4 fëmijë i kam me shishe, këtë e kam me pampers, spo kam mundësi, se me pas mundësi nuk kisha dal në televizor..Kushte katastrof. (A jeni përgatit për dimër) hiç çka mu përgatit. (Veshja) çka po më bijnë njerëzit. ( pak më herët thatë se edhe ushqimin e keni kah fundi) Për atë thash se nuk kam, krejt më janë harxhuar, hapeni frigoriferin dhe shikojeni. Ju kisha thënë ju lutem, si të keni mundësi me më ndihmu, për këta fëmijë”.

Ndërkohë që po merrnim pamjet nëpër hapësirat e shtëpisë, nuk vërejtëm asnjë pajisje për ngrohje, kryefamiljarja Mevlude tha se në ditët e ftohta të dimrit, ata nxehen me shishe me ujë të ngrohtë, të cilat i mbushin tek komshinjtë, pasi kjo familje nuk posedon as ujë të ngrohtë. Pastrimin e fëmijëve tha ajo, e bën tek shtëpia e nënës së saj.
Mevlude Hamidi, Kryefamiljare
“Jo jo nuk kam, me shishe të tregoj të drejtën, me shishe……i marrim edhe nxehemi aty. Cka të bëjmë. Ujë të ftohtë kam, ujë të ngrohtë nuk kam, fëmijët tek nëna i laj, i drejtoj,. Të dielën vi më shtëpi, të hënën më për në shkollë”.

Dëshira e Aliut 9-vjeçar është që të ketë një shtëpi të re, pasi në hapësirat që i kanë, nuk ka mundësi që të përgatitet për në shkollë. Ndërsa, shtëpi të re, dëshiron edhe Albina 7-vjeçare.

Ali Hamidi, 9 vjeçarë 
“Një shtëpi të re, se vëllau jem Albioni po më pengon me mësu”.

Albina Hamidi 7-vjeçare
“Një shtëpi të re”.

Në listën e dëshirave të 5-vjeçares Suzan, bënin pjesë lodrat.

Suzan Hamidi 5-vjeçare
“Une luaj më shumë me kuklla”.


Më i vogli i familjes është Albioni vetëm tre vjet e gjysmë.

E lam këtë familje  me shpresën që njerëzit humanë t’ua zgjasin dorën e mëshirës për t’i nxjerrë nga kjo varfëri që po u rëndon jetën.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com