Home 10 Lajme 10 Kosovë 10 Tre vjet nga ndalja e trenit serb

Tre vjet nga ndalja e trenit serb

8:49, 14 Janar 2020

KLIKO FOTOT

Loading...

Sot me datë 14 janar janë bërë tre vjet prej se iu ndalua hyrja trenit të nisur nga Serbia me mbi shkrimin nacionalist “Kosova është Serbi”.

Treni që po vinte nga Serbia po sillte përveç mesazhit nacionalist, edhe trazira të mundshme në Kosovë.

Asokohe Policia e Kosovës i kishte nxjerrë forcat e saj “Rosu”, në veri të vendit duke paralajmëruar kështu moslejimi e hyrjes së këtij treni me mesazhe nacionaliste, që ishte edhe një rrezik për nxitjen e dhunës.

Ky tren u ndalua në Rashkë pa mundur të hyjë në Kosovë.

Atëherë kryeministri i Serbisë, tani president Aleksandër Vuçiq, kishte deklaruar se dha urdhër për ndalimin e tij për të shmangur humbjen e jetëve të njerëzve dhe konfliktin në përmasa më të mëdha, duke i akuzuar autoritetet e Prishtinës se ata tentuan të prishin shinat e trenit që dërgonin në Mitrovicë.

Treni filloi qarkullimin e tij në muajin shkurt në destinacionet Kraljevë dhe Jagodinë, e deri në Beograd, dhe më pas u rikthye deri në destinacionin final, duke u vënë në harresë.

Lajmi i fundit: Ndalet treni serb

Mustafa: Treni nuk futet në Kosovë, kjo situatë lojë e pandershme e Serbisë

Ja si mund të ndalet treni i Serbisë

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...

KLIKO FOTOT

Loading...