Home 10 Lajme 10 Kosovë 10 Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë

Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë

Please follow and like us:

12:17, 8 Nëntor 2019

Loading...

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq ka uruar Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Osmani duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci”.

“Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues”.

klankosova.tv

Loading...
Loading...
Loading...
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial

Like Faqen Informohu24.com