Arbana Osmani diçka po gatuan në Prishtinë! Dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për kuzhinën e “Bana-s” që do të vijë disa herë më e madhe se ajo në Tiranë.
Arbana do të marrë drejtimin e Big Brother Vip Kosova në edicionin e tij të ardhshëm.
Nuk është ende zyrtare, megjithatë kemi mësuar se moderatorja dhe autorja e dy edicioneve të suksesshme të Big Brother Vip në Shqipëri, ka marrë në dorë të njëjtin projektin simotër në Kosovë.
![](https://i0.wp.com/www.informohu24.com/wp-content/uploads/2024/05/screenshot_20240512_084620_instagram1025979560481659147-1024x608.jpg?resize=1024%2C608&ssl=1)
Paralelisht me këtë sfidë të re, Arbana ka njoftuar se po punon edhe për hapjen e restorantit të saj të ri në Prishtinë, i cili pritet të jetë gati brenda pak muajsh.
Disa kohë më parë Arbana u pyet për zëra që përfliteshin lart e poshtë se ajo do të drejtonte Big Brother Vip Kosova së bashku me Luiz Ejllin. Megjithatë ajo zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.
Ndalur te Luizi, ky i fundit ka përfunduar disa ditë më parë kontratën 1-vjeçare ku përcaktohej se është nën menaxhimin e Top Media. Tashmë artisti që vijon të thyejë rekorde, do të jetë pikërisht nën menaxhimin e një kompanie me bazë në Kosovë.
Për t’u kthyer te Arbana Osmani, kjo e fundit ka treguar vazhdimisht në rrjetet sociale se vijon të ruajë raporte të mira me motrat Hoxha, e veçanërisht me Lorin.
Megjithatë duket se ajo nuk është parë në ambientet e Top Channel, që pas xhirimeve për këngën e fundvitit e cila është traditë në këtë televizion.
‘Divorci’ i saj me Top Median, duket se u vulos pas botimit të librit që tregon historinë e kësaj familje të madhe mediatike në 20 vitet e fundit. Ajo që ra në sy ishte mungesa e Arbana Osmanit në spotin prezantues të këtij botimi.
Nuk dihet konkretisht roli i Arbana Osmanit në Big Brother Vip Kosova, që pritet të startojë në sezonin e ri televiziv, dhe as nëse marrëveshja mes palëve është apo jo përfundimtare.
Leave a Reply