“Bashkë”, Bardhi surprizon dy banorët e BBV duke dërguar dron brenda shtëpisë më të famshme

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Ai ka nisur një dron, me një mesazh për Meritonin dhe Romeon, që së fundmi rregulluan miqësinë e tyre.

Bashkë’- shkruhej në dron bashkangjitur me foton e Meritonit dhe të Romeos.

Dy banorët e ‘BBV’ në ato momente ndodheshin në oborr dhe mundën që ta shihnin dronin, duke u lumturuar.

‘Ta ha loqkën, të rujt Zoti’– thotë Meritoni.

‘Bardhi love you bro’– i thotë Romeo.

Kujtojmë se Bardhi ka rinisur koncertet pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother’ dhe pritet të bëhet baba për herë të parë, me Sara Gjordenin, po ashtu, ish-banore e ‘BBV’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *