Foto/ Zbulohet se kush e solli dronin me mbishkrimin “Heidi hap syte, Romeo fallco”

Parashutisti Arbër Xhaja ka zbuluar personin që dërgoi dronin për Heidin dhe Romeon.

Teksa ishte i ftuar në një lidhje me Skype në ‘Fun Club’, ai tregoi se droni ishte porosi nga një vajzë që jeton në Itali, mirëpo nuk tregoi identitetin e vajzës.

Kujtojmë se në atë dron shkruhej:



“Stop maskilizmit, Romeo Fallco! Heidi hap sytë”– lexohej në pankartë.



Heidi u pa e habitur dhe e shqetësuar pas mbërritjes së dronit, ndërsa Romeo hyri sërish në shtëpi pas leximit të tij duke e injoruar atë çka shkruhej në të.

Pas dronit, Heidi u shpreh se nuk ishte ndikuar, por as edhe nga banorët e tjerë. Ndërsa Romeo u shfaq i prekur nga ai dron dhe qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *