Takimi i parë “direkt në shtrat”, Momenti i sikletshëm mes Ermal Mamaqit dhe Cubit

Ermal Mamaqi i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, gjatë diskutimit ka rrëfyer mbi takimin e pazakontë me aktoren e humorit Cubi Metkaj.

Aktorët janë takuar për herë të parë gjatë viteve 2010-2011 gjatë një ske֛çi në krevat, ku Ermali duhej të ishte vetëm me të brendshme. Mes të qeshurave, Ermali tregoi:

Në 2010-2011, ne bënim atë skech show atëherë me Julin dhe Gentin, kjo ishte aktore e re atëherë. Kishim skeçin për të xhiruar në një vilë, unë shkoj, por shkoj vonë.


Unë me vrap isha shumë i sikletosur, fut të gjithë kamerat, dritat, skena ishte në krevat dhe kjo që ishte fut në krevat, edhe unë vij kështu hoqa pantallonat se duhej të dilja me brekë edhe unë me të heq pantallonat u futa në krevat:


“S’i kalove mirë, si je? Fillojmë, e ke mësu tekstin?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *