Duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, Vjen urdhëri për Princin dhe Elian, Ja çfarë u vendos tjetër për çiftin mbretëror

Elia Zaharia, për herë të parë pas konfliktit me ish-bashkëshortin e saj, Princ Lekën, është shfaqur në dyert e gjykatës.

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, burime konfirmojnë se ndaj çiftit është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Gjykata urdhëron Princin dhe Elian të qëndrojnë 5 metra larg

Në fotot është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Burimi: Gazeta shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

Social Media

REKLAMA