Tragjedia që ndodhi në Shkodër/ Ja sëshmia e peshkatarit: Trupi i vajzës mu duk si kukull

Ditën e sotme, polumbarët e RENEA-s, kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, vajzës 6 vjeçe dhe djalit 3 vjeç të cilët dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna

Trupi i pajetë i 9-vjeçares u gjet nga një peshkatar, i cili kishte dalë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij. Ai tregon momentin shokues kur e pikasi, teksa thotë se iu duk si kukull dhe se shpresonte që të mos ishte një trup njeriu.

“Isha duke zënë peshk, por ishte errësirë dhe ndeza dritën e telefonit për të parë se mos ndoshta helika… por më bëri të dyshoj diçka, te rreth një metër ujë. Mu duk a kukull, a njeri. Për momentin u shokova se më vajti mendja për njeri. Mora policinë në telefon, dhe pasi erdhën i çova te vendi atje. Pasi policët e nxorën, u konstatua se ishte njeri. U shokova, thoja inshalla nuk është njeri. Ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme, a është mbyt njeri a jo….”, është shprehur ai.

Burri i Alma Arazit është arrestuar nga policia. Motra e Almës ka deklaruar në polici se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj motrës së saj dhe fëmijëve.

Pritet që të ketë një mobilizim total me trupa shtesë nga Forcat e Armatosura në kuadër të kërkimeve intensive për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet të jenë mbytur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *